
Ka përfunduar pas 3 orësh diskutimi mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e thirrur nga Presidenti Meta, e cila është mbajtur me anë të video-konferencave, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Burime për A2 kanë bërë të ditur se në fokus kanë qenë masat e marra deri më tani për Covid-19. Është vënë theksi te nevoja për forcimin e bashkëpunimit institucional. Çështje diskutimi ka qenë edhe riatdhesimi i shqiptarëve që nuk kanë arritur të kthehen.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se lideri i opozitës ka përshëndetur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Basha ka përsëritur nevojën që qeveria të detajojë planin e saj për biznesin e vogël dhe ndihmën për ata punonjës që po qëndrojnë në shtëpi për shkak të situatës. Kryetari i PD-së ka vënë theksin te nevoja për transparencë dhe evitimin e pasigurisë te qytetarët. (A2 Televizion)