
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë iu bën thirrje qytetarëve të saj të organizojnë menjëherë kthimin në Amerikë, vetëm në rast se ata janë përgatitur të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri.
“Të gjithë kufijt janë mbyllur dhe vetëm një fluturim niset në ditë nga Shqipëria dhe ai operohet nga Air Albania. Ende nuk ka informacion se për sa kohë do të vijojë të operojë kjo linjë fluturime. Fluturimi i Air Albania ka si destinacion Stambollin, ku ju mund të merrni fluturime në drejtim të Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Më tej përfaqësia amerikane në Tiranë vë në dispozicion numrat e telefonit, faqen e internetit https://bit.ly/2UiEwBQ dhe e-mailin për qytetarët amerikan që kanë nevojë për informacion më të hollësishëm. (A2 Televizion)