Përgjaket Azovstal, sirenat e luftës dëgjohen në të gjithë Ukrainën

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 15:54 | Aktualitet

Sirenat e luftës kumbuan sërish në të gjithë territorin e Ukrainës. Një pjesë e madhe e qytetarëve kaluan natën nëpër qendrat e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin Kiev, në Kharkiv, Odesa e dhjetra zona të tjera të vendit që është në luftë që prej 24 shkurtit. Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se aviacioni I saj lëshoi rreth 100 sulme ajrore duke shënjestruar pozicione të ushtrisë ukrainase dhe pajisje luftuese të tyre. Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, pretendon se trupat e tij rrëzuan 3 avionë luftarakë të Kievit dhe 14 dronë. Gjithashtu tha se njësitë ruse të artilerisë goditën 5 depo municionesh. Beteja më e ashpër mbetet në Mariupol. Një ferr I vërtetë raportohet në zonën e fundit të rezistencës në metalurgjikun Azovstal. Ushtria e Putinit lëshoi aty një rrebesh bombash duke bërë që fabrika e çelikut të kthehet në një lum gjaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos