
Zyrtari i lartë i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, i ka bërë thirrje SHBA-së që të “dorëzohej” dhe të pranonte shtatë kushtet e Iranit, duke akuzuar Uashingtonin se po përhap “lajme të rreme” për negociata “imagjinare”.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka “zhvillime pozitive” drejt përfundimit të luftës kundër Iranit, pas bisedimeve me kryeministrin e Katarit. Ai shtoi se rifillimi i sulmeve është “shumë pak i mundshëm”, duke shpallur se konflikti është “praktikisht i përfunduar”.
Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, zhvilloi gjithashtu një takim në Uashington me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, duke iu referuar “diskutimeve pozitive për arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e paqes në rajon”.
Ndërkohë, zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajor Turki al-Maliki, deklaroi se mbretëria kishte interceptuar një dron në provincën lindore të Arabisë Saudite, si dhe dy raketa balistike të lëshuara nga rebelët Huthi në drejtim të Riadit. (A2 Televizion)