Përgjaku Pashkën në Ukrainë, Putin lutet në Katedralen e Moskës

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 10:23 | Bota
Përgjaku Pashkën në Ukrainë, Putin lutet në Katedralen

Ndërsa Ukraina i priti Pashkët mes zhurmës së bombardimeve ruse, njeriu që po drejton ofensivën e përgjakur, u shfaq me qiri në duar në meshën e Kishës Ortodokse në Moskë, e cila e ka mbështetur operacionin e Putinit.

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të purpurt, shefi i Kremlinit qëndroi në Katedralen “Krisht Shpëtimtari”, duke mbajtur një qiri të kuq.

Lideri rus bëri kryqin disa herë gjatë ceremonisë dhe kur Patriarku Kirill njoftoi se Krishti ishte ngjallur, Putin ju bashkua korit të besimtarëve në përgjigjen “Vërtet u ngjall”.

Në një shërbesë të mbajtur në ambient të hapur ditën e shtunë, patriarku Kirill tha se shpresonte që konflikti në Ukrainë të merrte fund sa më shpejt, po nuk e dënoi atë.

Deklaratat e tij në mbështetje të ndërhyrjes ruse të cilat janë dënuar nga Kievi dhe vendet perëndimore si akt agresioni e kanë përçarë Kishën Ortodokse rreth botës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, negociatori i lartë dhe këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, i bëri thirrje Moskës që të pranonte një armëpushim të vërtetë me rastin e Pashkëve, të hapte në mënyrë të menjëhershme korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe të dakordësohej për një raund të posaçëm negociatash për të lehtësuar këmbimin e ushtarëve dhe civilëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos