Vaji i gatimit një produkt i vyer! Supermarketet britanike nisin racionimin

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 09:52 | Bota
Vaji i gatimit një produkt i vyer! Supermarketet britanike nisin racionimin

Disa supermarkete në Britaninë e Madhe po vendosin limite për klientët e tyre në blerjen e vajit të gatimit, në një kohë kur furnizimi me këtë produkt është goditur për shkak të luftës në Ukrainë.

Linjat e marketeve “Waitrose” dhe “Morrisons” lejojnë vetëm dy shishe për çdo blerës, ndërkohë që Tesco e ka vendosur limitin në 3 shishe.

Pjesa më e madhe e vajit të lulediellit në Britani vjen nga Ukraina dhe ndërprerja e ekspertove ka çuar në mungesën e këtij produkti dhe rritjen e kërkesës për të gjetur alternativa për ta zëvendësuar.

Konsorciumi Britanik i Shitje me Pakicë deklaron se kjo masë është e përkohshme dhe është ndërmarrë vetëm për t’iu krijuar mundësinë të gjithëve të mos kenë mungesë të këtij produkti.

Sipas një analize të firmës “Assosia” reduktimi i furnizimit me vaj luledielli në disa raste ka shkaktuar dhe rritje të ndjeshme të çmimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos