
Artan Simaku, epidemiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), deklaroi në një lidhje me studion e “Ditari” në A2 se masat aktuale shtrënguese për të ndalur përhapjen e pandemisë në vendin tonë, janë të mjaftueshme.
“Ishte parashikuar rritje e numrit të rasteve nga janari e në vijim. Një nga arsyet ishte edhe qarkullimi i mundshëm i varianteve të reja, që sot janë konfirmuar. Masat e marra nga Komiteti i Ekspertëve kanë dhënë rezultatin e duhur, duke pasur një trend në ulje, pavarësisht se shifrat mbeten ende të larta”, deklaroi Simaku.
Sipas tij, "Nëse respektohen masat dhe protokollet nga popullata e bizneset, nuk ka nevojë fare për masa shtrënguese. Mirëpo, përderisa nuk respektohen, Komiteti i Ekspertëve vuri masa të tjera kufizuese, që për momentin janë të mjaftueshme". (A2 Televizion)