Numri i shqiptarëve që jetojnë në Serbi është rreth 100 mijë. Këtë e konfirmoi për A2 CNN, Hevzi Ramadani, Kryeshef i Administratës Komunale të Preshevës, në ditën e fundit të censusit për regjistrimin e popullatës duke iu referuar kështu të dhënave paraprake. Zoti Ramadani saktësoi gjithashtu numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë. (A2 Televizion)
Përmbyllet censusi në Serbi, rreth 100 mijë janë shqiptarë
