Përsëritet në Itali mrekullia e gjakut të San Gennaros

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 08:24 | Lifestyle

Besimtarët e krishterë në Napoli të Italisë mësuan të shtunën se në katedralen kryesore të qytetit jugor u përsërit mrekullia e lëngëzimit të gjakut të San Gennaros .

Njoftimi i mrekullisë, u bë për besimtarët e mbledhur në Katedrale nga kryepeshkopi, Don Mimmo Battaglia dhe u pasua me valëvitjen tradicionale të shamisë së bardhë.

Menjëherë më pas nisi kortezhi i “Infrascatit” i cili përshkon qendrën historike për të mbërritur më pas në Bazilikën e Santa Chiara.

Lëngëzimi i gjakut të shenjtorit ndodh tri herë në vit: më 19 shtator, datë në të cilën martirit iu pre koka në vitin 305 pas Krishtit.

Më 16 dhjetor, në përvjetorin e një shpërthimi të tmerrshëm të Vezuvit në 1631, i cili u ndalua, sipas besimit popullor, me ndërmjetësimin e Shenjtit, dhe të dielën e parë të majit, në kujtim të transferimit të eshtrave nga Pozzuoli në katakombet Capodimonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos