Piceria me "furrë" vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 15:03 | Lifestyle

Ndërsa për pjesën më të madhe të personave do të ishte diçka e tmerrshme të afroheshin pranë llavës së një vullkani, për David Garcia nuk është aspak një gjë e tillë, madje ai po e shfrytëzon edhe për të bërë para.

Ideja e tij është gjeniale. Ai pjek pica në llavën pranë kraterit vullkanik në Guatemala. David vesh rroba mbrojtëse dhe e vendos picën në fletë metalike speciale që të përballojnë temperaturën që arrin deri në 1 mijë gradë celsius.

Turistët janë dyndur në malin ku është riaktivizuar vullkani Pacaya, për eksperiencën e jashtëzakonshme dhe pse jo një copë picë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Nj89ngsMOaE

A2 CNN Livestream

Latest Videos