Foto fantastike të Australisë të realizuara me dron po mrekullojnë të gjithë. Plazhet, ujëvarat dhe panorama fantastike malore janë realizuar nga Kyle Gillespie, një fotograf vendas i cili ka ditur të nxjerrë edhe më shumë në pah mrekullitë e vendit të tij.
Dronët po bëhen gjithnjë e më popullorë mes fotografëve, të cilët arrijnë të realizojnë përmes tyre foto fantastike, duke u bërë një mjet thuajse i domosdoshëm në punën e tyre të përditshme. (A2 Televizion)