30 tetor: Rita shfaqet në Londër 7 nëntor: Sërish në Londër për një event bamirësie me fëmijët 7 nëntor: Sërish në Londër për një event bamirësie me fëmijët 8 nëntor: Përtej Atlantikut, duke dhënë koncert në Nju Jork 11 nëntor: Përshkon gjithë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në “People Choice Award” në Kaliforni 18 nëntor: Përsëri në Londër 22 nëntor: Rikthim në Nju Jork për të marrë pjesë në Paradën e Ditës së Falënderimeve 23 nëntor: Duke u takuar me fansat e saj në Liverpul 24 nëntor: Përsëri në Londër për një koncert 29 nëntor: Në tapetin e kuq në një event në Sidnei, Australi 2 dhjetor: Në Los Anxhelos për një tjetër koncert 8 dhjetor: Në Londër për të kënduar këngën e fundvitit në një radio 18 dhjetor: Përsëri në Nju Jork 20 dhjetor: Në Paris për promovimin e turit të saj botëror
E talentuar, e bukur dhe e… lodhur. Përgjatë dy muajve të fundit Rita Ora ka pasur një kalendar tepër të lodhshëm me udhëtime të njëpasnjëshme që do të rrisnin rrahjet e zemrës për këdo. Sigurisht ky ritëm ka dhënë frytet e veta pasi albumi i saj i fundit “Phoenix” është në vend të 79 nga 200, në US Billboard. Në galerinë e fotove mund të shihni të gjitha vendet ku këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare ka qenë e pranishme. (A2 Televizion)