Plotësimi i Gjykatës së Lartë. E lejon ligji, dublohen kandidaturat e juristëve të spikatur

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 10:09 | Aktualitet

Hapësira ligjore që lejon të njëjtin person të konkurojë në më shumë se një vend vakant të një institucioni gjyqësor është shfrytëzuar edhe nga kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Fakti doli në dritë pas publikimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i listës së juristëve të spikatur që synojnë të zënë vendin e lënë bosh në Gjykatën e Lartë nga ish-kryetari Xhezair Zaganjori, i shkarkuar nga vetingu.Rezulton se katër nga aplikantët Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Ervin Pupe dhe Theodhori Sollaku kanë kandiduar më herët edhe për tre vende në Gjykatën e Lartë, pozicione që u takojnë juristëve të spikatur.Ndërsa kandidatja Arjana Mallkuçi është tërhequr nga kandidimi, i vetMi emër i ri për Këshillin ka qenë Darjel Sina, aktualisht një prej Komisionervë Publikë.Në këtë situatë KLGJ vlerësoi se derisa 4 të parët e kanë kaluar njëherë fazën e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, në filtër do të kalojë vetëm kandidati Sina.Por nëse KLGJ vret me një gur disa zogj, pasi me verifikimin, pikëzimin e renditjen e kandidatëve të një liste ka kryer shumicën e punës edhe për tjetrën, mundësia që i njëjti emër t’i propozohet presidentit për dy vende mbetet e hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos