Prodhuesit e dorezave japin alarmin për mungesë në përmbushjen e kërkesave për furnizim. Një nga prodhuesit kryesor të dorezave për përdorim mjekësor, siҫ është Malajzia, ka paralajmëruar për një krizë të mundshme në prodhimin e tyre.
Për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, prodhuesit malajzianë kanë ulur kapacitetet e tyre prodhuese. Prodhuesi më i madh në botë, Kompania “Top Glove Corp. BHD”, deklaroi se kërkesat e SHBA-së dhe Evropës tejkalojnë kapacitet prodhuese.
Malajzia ka kufizuar lëvizjen në të gjithë vendin, duke urdhëruar pjesën më të madhe të bizneseve të qëndrojnë mbyllur, ndërsa u kërkon pjesës tjetër të punojnë me staf të reduktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme te COVID-19.
Qeveritë në mbarë botën janë dukë bërë përpjekje të dëshpëruar për të siguruar materiale mjekësore të tilla si maska, doreza, ventilatorë etj, pasi personeli në vijën e parë përballet me mungesa të pajisjeve bazë mjekësore.
Top Glove është prodhuesi më i madh në botë i dorezave mjekësoreSelia Qendrore e Top Glove Corp. Pamje nga prodhimi i dorezave Pamje nga prodhimi i dorezave Pamje nga prodhimi i dorezave Pamje nga prodhimi i dorezave Pamje nga prodhimi i dorezave Pamje nga prodhimi i dorezave
Sipas Shoqatës Malajziane të Prodhuesve të Dorezave, drejtues të kompanive prodhuese do të takohen me zyrtarë të lartë të Ministrisë të Tregtisë, për të kërkuar miratim që fabrikat e tyre të punojnë me staf të plotë.
Denis Low, Presidenti i shoqatës deklaroi se industria malajziane furnizon rreth 67% të tregut botëror, me një sasi vjetore prej 345 miliard njësi. Ai gjithashtu u shpreh se edhe nëse punohet me kapacitet të plotë, kërkesat e ditëve të sotme janë dyfish me të larta se kapaciteti prodhues. (A2 Televizion)