Autoboti përplaset me motomjetin, një i plagosur në Fier

Nga Çaku Tafa
8 Nëntor 2026, 19:05 | Kronikë

Autoboti përplaset me motomjetin, një i plagosur në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.

Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa burimet policore bëjnë me dije se ka qenë në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e poiicisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos