Pogradeci "pushtohet" nga punime të piktorëve rumunë

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 21:49 | Aktualitet

Në Qendrën Kulturore "Lasgush Poradeci", është çelur ekspozita shqiptaro-rumune me artistët figurativë Gentian Zeka, Ion Murariu, Aleksandër Acasandrei, Nicolae Ionescu. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë vjen si promovim i përbashkët i vlerave kulturore mes Pogradecit dhe Rumanisë nisur nga fakti se në Rumani ka një komunitet të madh shqiptarësh që jetojnë e punojnë atje. Ashtu siç ka një lidhje të fortë mes Pogradecit dhe Rumanisë, pasi edhe Lasgushi e Kuteli kanë jetuar dhe studiuar atje. Ekspozita ishte e veçantë sepse janë të gjitha punime të dhuruara nga autorët te miqtë e tyre në Shqipëri dhe që tashmë i kanë nxjerrë nga shtëpitë për t'i shfaqur në këtë ekspozitë.

Prof. Doktor Luan Topçiu thotë se synohet që edhe artistët pogradecarë të ndërkombëtarizohen dhe promovohen sa më shumë, ndërsa Rumania ka një lidhje të veçantë me Pogradecin pasi edhe korifejtë si Lasgushi dhe Kuteli kanë jetuar dhe studiuar atje.

Për pedagogun Neli Naço, ekspozita është e veçantë në llojin e saj pasi piktorët e njohur rumunë, por edhe ai pogradecar Gentian Zeka, e sjellin imazhin jo vetëm në një formë moderne, por edhe ekspresive.

Z. Marius Chelaru, studiues, shkrimtar, Kryeredaktor i Revistës “Poezia” dhe zv.kryeredaktor i revistës “Convorbiri literare” shprehet se aktivitete të tilla forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve ashtu si së shpejti autorët shqiptarë do të ekspozohen në Rumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos