Partizani kërkon të kthejë faqen pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, ndërsa emri i kroatit Mislav Karoglan është shfaqur si alternativë për bankinën e kuqe. Humbja 1-3 në derbin ndaj Tiranës solli largimin e Florin Bratut, me klubin që vendosi t’ia besojë përkohësisht skuadrën Alfred Deliallisit, trajnerit të Partizanit B.
Karoglan, 44 vjeç, është një emër i njohur në futbollin kroat dhe së fundmi ka drejtuar Ballkanin në Superligën e Kosovës. Tashmë, ai përmendet si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Partizanit, në një moment kur skuadra kërkon stabilitet dhe rezultate për të përmbushur objektivat e sezonit.
Megjithatë, deri me tani , emërimi i Karoglanit nuk eshte zyrtarizuar. Klubi vijon kontaktet ndërsa drejtimi i përkohshëm i skuadrës i ishte besuar Deliallisit.
Për Partizanin nis kështu një tjetër kapitull, me synimin për të reaguar pas rezultateve negative dhe për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur. (A2 Televizion)