Policia, thirrje me megafon Gazmend Bardhit që të largojë protestuesit brenda 5 minutave, në të kundërt do të përdoren mjetet sipas ligjit. “Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve. I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI ! Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal. Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga Policia e Shtetit e cila do të përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit”. (A2 Televizion)
Policia me megafon: Protestuesit të largohen për 5 minuta
