Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i AShK Fier

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 09:38 | Kronikë

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i AShK Fier

Ish-juristi i AShK Fier, është ndaluar sot nga policia në kuadër të operacionit “Stolen Land”, ndërsa më herët ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier.  

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.  Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos