Politika ka përkujtuar ditën e enjte 21-vjetorin e vrasjes së “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari. Ceremoni në nder të figurës së Azem Hajdari u mbajtën nga Kuvendi, Presidenca dhe Partia Demokratike. Homazhet nisën në “Varrezat e Dëshmorëve”, në një ceremoni të organizuar nga Kuvendi ku ishte e pranishme dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari. Në këtë ceremoni morën pjesë dhe Mimi Kodheli, Vasilika Hysi, Ervin Bushati dhe përfaqësues të opozitës parlamentare. (A2 Televizion)
Politika kujton Azem Hajdarin
