Presidenti Bajram Begaj në Kosovë për vizitën e parë zyrtare

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 10:08 | Aktualitet

Sot dhe nesër Presidenti Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, njoftoi Presidenca e Republikës. Kjo është vizita e parë zyrtare e Begaj që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik. Institucioni i Presidencës bëri të ditur se agjenda e vizitës, që bëhet me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nis me një takim “tête-à-tête” mes dy presidentëve e më pas mes delegacioneve te dy vendeve. Ky takim do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të Begajt e Osmanit. Me tej, në ditën e parë të vizitës janë planifikuar takime me kreun e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin Albin Kurti. Në agjendën e Begajt janë planifikuar edhe homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe familjes Jashari. Në ditë e dytë të vizitës kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë ndër të tjera takime me krerët e partive politike PDK, LDK dhe AAK, si dhe takim me trupat e Forcave te Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos