Presidenti Begaj takon në Nju Jork zyrtarin e lartë të SHBA-së, Gabriel Escobar

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 19:21 | Aktualitet

Gjatë qëndrimit në New York ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Gabriel Escobar. Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës thuhet se gjatë bashkëbisedimit mes Begaj dhe Escobar u diskutua për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Gjithashtu me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor Kreu i Shtetit shqiptar ka folur edhe domosdoshmërinë për uljen e tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos