Presidenti i Empolit “heq” shqiptarët nga merkato: Mendjen tek Atalanta

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 08:35 | Futboll
Presidenti i Empolit “heq” shqiptarët nga merkato: Mendjen tek

Merkato e verës në Serie A pritet të jetë e nxehtë këtë sezon. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur ajo e kësja fundjave, një përqendrim i madh i mediave është edhe të shqiptarët e Empolit, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

23-vjeçari nga Tetova, Nedim Bajrami ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në gjashtë në tjerë në 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe kupës. Ndërkohë sa i përket 20-vjeçarit nga Elbasani, Kristjan Asllanit, ai ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në 25 ndeshje.

Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi, ka folur edhe për dy shqiptarët në intervistën e tij të fundit për Radio Kiss Kiss.

“Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për afatin kalimtar. Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket tregut të transferimeve”, u shpreh Corsi.

Mediat në Itali kanë raportuar se dyshja shqiptare pritet të largohen në verë nga Empoli, pasi shumë skuadra janë vënë pas tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos