Prespё, nё parkun kombёtar fotografohet pёr herё tё parё rrëqebulli i Ballkanit

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 20:43 | Lifestyle

Një nga kafshët më të rralla në Europë është fotografuar ditët e kaluara në parkun kombëtar të Prespës.

Fotografia, e marrë nga një prej kamerave që monitorojnë gjallesat në këtë territor të mbrojtur, tregon një ekzemplar të bukur të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), që për herë të parë fotografohet në këtë zonë.

Harta e shpërndarjes të rrëqebullit ballkanik. Burim: EuroNature Foundation

Pikërisht 11 vite më parë, u realizua fotografia e parë e një rrëqebulli në territorin shqiptar, në malin e Munellës në kufirin mes Pukës dhe Mirditës, ndërkohë që sipas ekspertëve shtrirja dhe shumëzimi i kësaj kafshe të egër dhe të rrallë tregon për vlefshmërinë të metodave të ruajtjes dhe konservimit.

Ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën maqedonase të Parkut të Prespës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos