Demokratët dhe socialistët në konferencën e kryetarëve ranë dakord që të enjten e ardhshme të zhvillohet një seancë e posaçme për Kosovën dhe deri me 12 tetor palët duhet të bien dakord që të dalin me një rezolutë të perbashkët që më pas të miratohet. Një draft ka paraqitur PS dhe po ashtu një draft edhe Gazmend Bardhi. Por PD e vulës që kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama u deklarua e habitur nga kjo dakordësi e PS-së me Rithemelimin e Berishës siç e cilësoi Kreshnik Çollaku. Dy palët e PD-së jo vetëm që janë në betejë me qeverinë, por edhe me njëra tjetrën për nismat në parlament. Për këtë nismë por edhe zhvillimet Brenda opozitës flasim në Debat me Ervin Salianji, Deputet i PD. (A2 Televizion)
“Pretendimet” e Bashës për PD-në, Salianji: Ka dy arsye që i bëjnë njerëzit të lajthisin
