Pritej largimi i tij, Salah rinovon me Liverpool

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 18:01 | Futboll
Pritej largimi i tij, Salah rinovon me Liverpool

Kur mendohej se rrugët mund të ndaheshin përfundimisht, siç ndodhi me partnerin e tij në sulm Sadio  Mane, Liverpool bën ndoshta goditjen më të bujshme duke bindur Momo Salah të rinovojë kontratën.

Egjiptiani ishte në skadencë në 2023, dhe mendohej se mos rinovimi i kontratës mund të ishte prelud i një transferimi në një nga gjigantët europiane.

https://twitter.com/LFC/status/1542885960223956992

Por sot erdhi lajmi që  sulmuesi 30-vjeçar që me anglezët ka shënuar 156 gola, ka firmosur një kontratë disavjeçare, ndërkohë që shifrat dhe gjatësia nuk janë bërë ende të ditur.

Bashke me blerjen e re Darvin Nunez, sulmi i Reds premton të jetë sërish shpërthyes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos