Programi i qeverisë, Xhafaj: Është shumë i realizueshëm

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 21:33 | Ekonomi
Programi i qeverisë, Xhafaj: Është shumë i realizueshëm

Etjen Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi në “A2 Business” se programi ekonomik i qeverisë “është shumë i realizueshëm, pasi instrumentat nuk mungojnë”.

“Qeveria, me mandatin e tretë, ka dhe barrën e vijimësisë të atij që ishte zotimi fillestar para vitit 2013: ndryshimi i modelit ekonomik. Në mandatin e parë nisi me reformat e mëdha strukturore në të gjithë sektorët, nga energjia te pensionet; për të arritur në fund të mandatit të parë me Reformën në Drejtësi. Ndërsa mandati i dytë u ndërpre nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia”, tha Xhafaj.

“Programi është plan i përgjithshëm masash për gjërat që duhen bërë. Programi është shumë më afër realitetit se ç’mund të ketë qenë më parë”, shtoi Xhafaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos