Premtimet e programit qeverisës, "të parealizueshme pa një reformë të thellë"

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 14:55 | Ekonomi

Programi qeverisës i socialistëve premton shumë, por nuk tregon rrugën se si do të realizohen objektivat ambiciozë si rritje ekonomike me 4.5% në vit, ulja e borxhit publik nën 60%, apo rritja e të ardhurave të shqiptarëve me 20%.

Për ekspertin Eduart Gjokutaj, premtimet vijnë në vazhdën e programit të mandatit të dytë, por pa një reformë të thellë, përmbushja e shumë prej tyre duket e vështirë.

 “Unë e shikoj me dyshim pjesën e realizimit , sepse nuk ka ndodhur në histori të menaxhimit të borxhit publik që të ulet më shumë se 2-3%”, thotë ai për A2 CNN.

Eduart Gjokutaj

Por ku duhet të përqendrohen këto reforma që nuk përmenden as kalimthi në planin e qeverisë? “Kjo mund të realizohet vetëm në qoftë se ne vitin e parë do të shikomë realisht masa qe te justifikojnë deficiti që kanë sigurimet shoqërore, një luftë ndaj evazionit si dhe një listë transparente të investimeve publike”, vijon në analizë Gjokutaj.   

Për të përmbushur një vizion të tillë, sipas ekspertit, qeveria duhet të shkojë një hap më tej dhe të marrë mendimin e vazhdueshëm të ekspertëve dhe grupeve të interesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos