Protestat e zhurmshme të kamionistëve kundër vaksinimit, shpallet gjendja e emergjencës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 07:46 | Bota
Protestat e zhurmshme të kamionistëve kundër vaksinimit, shpallet

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave të kamionistëve që zgjasin prej më shumë se një javë kundër kufizimeve ndaj Covid-it.

Jim Watson tha se qyteti ishte plotësisht jashtë kontrollit, me demonstruesit që e kalojnë disa herë numrin e policisë. Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.

Kamionistët kanë paralizuar qendrën e Otavës me automjete dhe tenda prej disa ditësh. "Karvani i Lirisë" filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët duhet të vaksinohen me detyrim kundër Covid.

Duke folur për stacionin radiofonik kanadez CFRA, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më keq duke iu rënë sirenave dhe ndezur fishekzjarrë për ta kthyer të gjithë situatën si një festë në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos