Protestë në Durrës, banorët e lagjes n.5: Nuk është bërë vlerësimi i duhur

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 16:46 | Aktualitet

Pretendimi për mos vlerësim siç duhet për demet e pallatit, ka nxjerrë në protestë rreth 60 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në lagjen nr. 5 në Durrës.

“Përveç kontrollit me daltë edhe çekiç, nuk ka asnjë ekspertizë më të thelluar, gjë që nuk i jep zgjidhje banoreve që vijojnë të banojnë jashtë”, thonë për A2 banorët e pallatit.

Detaj nga dëmet e pallatit në Durrës

Lidhur me shqetësimin e banorëve, ka reaguar dhe bashkia e Durrësit, nëpërmjet një deklarate ku shprehet se pallati në fjalë ka dëmtime në muraturë dhe jo në konstrukt, dhe për këtë arsye nuk kalon për ekspertizë të thelluar.

Bashkia fton banorët e këtij pallati, që të aplikojnë online në njësinë administrative përkatëse çdo ditë të javës,  për të përfituar nga programi i rindërtimit. Kjo nuk është hera e parë që këta banorë kërkojnë sqarim mbi situatën e krijuar me banesat e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos