Provë dashurie, gruaja pozitive me koronavirus, ceremonia me uniforma antiCovid

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 17:11 | Lifestyle
Provë dashurie, gruaja pozitive me koronavirus, ceremonia me uniforma

Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, por një test antiCovid prishi gjithçka.

Mëngjesin e dasmës së tyre, nusja iu nënshtrua testimit dhe pasi rezultoi pozitive me Sars Cov-2 u dërgua në një qendër karantinimi me zemër të thyer dhe lot në sy. Por kjo gjë nuk e ndaloi babanë e saj dhe dhëndrin të bënin surprizën më të bukur.

Menjëherë ata morën masa dhe çifti i ri bëri betimet e shenjta të dashurisë së përjetshme në një ceremoni ku u shfaqën jo me veshjet e zakonshme për një ngjarje të tillë, por me pajisje për mbrojtjen personale që vishen zakonisht në spitale.

Ceremonia u zhvillua në masa shumë të forta sigurie dhe kontrolli nga stafi mjekësor dhe autoritetet lokale dhe të ftuarit e vetëm ishin prindërit e nuses dhe prifti, të cilët gjithashtu kishin veshur të njëjtën uniformë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos