PS mbledh grupin parlamentar: Të mbështetet me votë kodi zgjedhor, askush të mos mungojë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 10:08 | Sociale
PS mbledh grupin parlamentar: Të mbështetet me votë kodi

Partia Socialiste mblodhi paraditen e së hënës grupin parlamentar. Burime për A2 bëjnë të ditur se socialistët udhëzohen për dakordësinë e votimit të kodit zgjedhor në seancën e kësaj të hëne.

“Të mbështetet me votë kodi zgjedhor, siç ka kaluar me ndryshimet në komisionin e ligjeve. Të mos ketë asnjë mungesë”.

Mësohet se ka pasur diskutim edhe për listën e anëtarëve të KQZ-së së re. Burime nga PS bëjnë të ditur se është kërkuar të votohet për listën e dakordësuar. Celibashi pritet të marrë drejtimin e kryekomisionerit, ndërsa Lealba Pelinku pritet të votohet për zëvendëskomisionere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos