Puna nga shtëpia e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 16:50 | Lifestyle

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, ka gjetur një mënyrë të re për të punuar nga “shtëpia”. Të enjten, ai iu adresua Forumit Ekonomik Botëror nga një kompjuter që ishte i vendosur në mes të shkretëtirës.

35-vjeçari u fotografua i ulur në një karrige nën tenda, me kompjuterin përpara, në rajonin AlUla.

Pamjet u publikuan për të promovuar rajonin, aty ku Princi ka vendosur zyrën e tij të përkohshme, dhe ku udhëheqësit sauditë pretendojnë të ndërtojnë një destinacion turistik, në kuadër të programit “Vision 2030” të Mohammed bin Salman.

I banuar aktualisht nga vetëm 46 000 persona, rajoni AlUla shpreson të tërheqë turistët me të parën Trashëgimi Botërore të UNESCO-s në Arabinë Saudite: një set varresh 2000-vjeçare. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos