Punëtori i “fast food”-it zgjohet nga koma artist

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 19:44 | Lifestyle

Një burrë pretendon se ka dalë nga koma me aftësi artistike që më parë nuk i kishte pasur.

38-vjeçari amerikan Moe Hunter kaloi një muaj në koma për shkak të problemeve me zemrën, pas diagnostikimit me meningjit bakterial në tru.

Pas operacionit, ai u zgjua pa kujtesë, por me një talent që nuk e kishte zotëruar më parë. Ish-punëtori i një "fast food"-i zbuloi se mund të vizatonte dhe pikturonte si një artist i vërtetë.

Talentin e tij të ri e përdori për të nisur një karrierë si marangoz dhe nisi të ndërtonte imitime të personazheve të ndryshëm. Veprat e tij ai i ka shitur dhe i ka ekspozuar edhe në evente të Comic Con kudo në SHBA.

“Më parë nuk kam pasur fare dorë për pikturë. Më pëlqenin sported dhe lojrat me kompjuter. Familja ime ende nuk e beson atë që më ka ndodhur. Neurologët nuk e shpjegojnë dot, thjesht më kanë thënë që ta shijoj talentin e ri që kam fituar. Kisha dëgjuar edhe më parë histori të njerëzve që zgjohen nga koma me talente të reja ose duke folur gjuhë të huaj”, thotë Hunter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos