Në ditët kur e kanë pësuar bizneset, është vështirësuar situata ekonomike e vendit tonë e jo vetëm, ka shumë kategori të prekura të cilat herë përmenden, herë jo, e herë ngrenë zërin për të marrë vëmendjen. Duket se jo më pak të dëmtuar janë studentët, jo vetëm për vitin akademik të çrregulluar, po edhe për shkak të rregullimit të kontratës së qëndrimit, sidomos familjet që i kanë vendosur fëmijët e tyre në Qytetin Studenti dhe janë detyruar të parapaguajnë për vitin. Një grup prej 300 studentësh kanë vendosur të organizojnë një peticion, i cili u dorëzua pranë këshillit bashkiak të Tiranës. Tea Zeqaj, një prej studentëve që e ka firmosur peticionin, tregon mbi këtë nismë në Ditarin e mëngjesit në A2. (A2 Televizion)
“Qyteti Studenti”, peticion te Bashkia e Tiranës
