“Pasqyra e flamingos”, Rama jep shifrat: Në 24 orë mbi 127 mijë kërkime, 122 sulme kibernetike

Nga A2 CNN
4 Tetor 2026, 19:07 | Politikë

Në 24 orët e para, platforma “Pasqyra e Flamingos” ka regjistruar mbi 127 mijë kërkime në total.

Të dhënat u bënë publike nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan A2.

Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos” ka regjistruar 3 397 kërkime për faqe dhe 49 pyetje të reja, pohon kreu i Qeverisë, duke treguar interesin e shfaqur ndaj kësaj platforme.

Nuk kanë munguar as sulmet kibernetike: 122 të tilla nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm, thekson Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos