Ra platforma nga ku ishin varur, dëmshpërblim i majmë për akrobatet

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 11:36 | Lifestyle

8 akrobate që patën dëmtime të mëdha, kur platforma që po i mbante ra nga lartësia gjatë një performace cirku në vitin 2014, në SHBA, janë dëmshpërblyer me 52,5 milionë dollarë nga pronarët e arenës.

Akrobatet pësuan thyerje kockash dhe dëmtime të shtyllës kurrizore nga incidenti i tmerrshëm i majit të vitit 2014.

Videot e xhiruara me celular nga publiku tregojnë se si platforma, në të cilën vareshin 8 akrobatet, bie nga lartësia, duke i zënë ato poshtë.

Sipas avokatit të vajzave, disa prej tyre ende kanë probleme nga ai incident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos