"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.”
Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dërgoi për protestuesit që kërkojnë rrëzimin e tij nga pushteti.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti Vuçiç thotë se Serbia do të fitojë, vetëm 24 orë pasi mbështetësit e partisë së tij SNS zhvilluan një kundërprotestë.
"Në një moment do të shihni gjithë vendosmërinë e shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin, paqen dhe rendin në vendin tonë. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Ne do t'i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë, asaj që është e lejuar dhe e mundur, dhe deri më tani kemi parë prej tyre se ata arritën të sjellin kaos në vendin tonë dhe ne do të fitojmë", shtoi Vuçiç. (A2 Televizion)