Festë kuqezi në Greqi, shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë në sheshin Syntagma të Athinës

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 22:00 | Ballkani

Festë kuqezi në Greqi, shqiptarët festojnë Ditën e

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuan mbrëmjen e sotme Ditën e Pavarësisë me një tubim të madh në sheshin Syntagma të Athinës.

Dita e Flamurit përkujton pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, e cila u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj shqiptarë, u mblodhën përsëri në sheshin kryesor të kryeqytetit grek, duke kërcyer valle popullore nën ritmet e muzikës tradicionale.

Kujtojmë se grumbullime të tilla nga diaspora shqiptare janë të zakonshme në kryeqytetet kryesore të shteteve të BE-së dhe jo vetëm, pasi ato kulmojnë edhe me parada e shpalosjen e flamujve gjigandë kuqezi në Londër e Nju Jork.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos