Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor duket se çdo ditë e më shumë po merr vëmendje në tryezat e diskutimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Shefi i Qendrës Europiane, Marshall Majori General Barre R.Seguin akzuoi Rusinë për kaos në rajon, por sipas tij, Shqipëria është vendi më qëndrestar ndaj influencës së Moskës.
“Rusia begaton kaos kudo. Dua ta përgëzoj Shqipërinë për qëndresën që ka bërë ndaj sulmeve ruse. Influenca ruse nuk është kaq e lartë në Shqipëri, të kunderten kemi gjetur ne vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu ju përgëzoj që keni nisur të ngrini hapësira juridiksioni për ti bërë ballë sulmeve keqdashëse”, tha Marshall Majori General Barre R.Seguin.
Kosova mbetet pika më dekliakte përballë sulmeve ruse ndaj Ballkanit perëndimor. Për Edith Harxhin, një vend si Shqipëria, ku korrpsioni është në nivele të larta, influenca malinje ruse e ka më të lehtë të deportojë.
“Rusia ka qellime të përcaktua politike. Në një vend si Shqipëria, ku ka korrupsion deformimet nga Rusia vijnë më lehtë”, tha Harxhi.
Pikërisht për këtë fenomen politologu Ilir Kalemaj solli disa shembuj konkret.
“Kemi dosjen e Nik Muzin, ku i përfshirë në hetim është ish-kryetari i PD, Luzlim Basha dhe e dyta është ajo e McGonigal, i cili ka pranuar se është paguar nga influenacat ruse”, tha Kalemaj.
Të pranishëm në tryezë ishin këshilltari i politikave të jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU gjermane si dhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi. Ata sollën shembuj se si mund të parandalohen ndikimet ruse në Ballkanin Perëndimor.
“Edhe ne si Gjermani kemi sulme ruse, ndikime keqdashëse. Vendet e Ballkanit Perëndimor ne duam ti kemi si aktor të brendshëm, përballë këtij agresioni, pra ti kemi në Bashkimin Europian”, tha këshilltari i politikave të jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU gjermane.
“NATO të bëjë një strategji të qartë gjeopolitike”, tha Tahiri.
Në tryezën e diskutimit u ra dakort se Rusia në Ballaknin Përndimor, ‘Kalin e Trojës’ për të realizuar sulmet dhe influencat, ka Serbinë. (A2 Televizion)