“Kushdo që bën koalicion me Kurtin, vdes”, Vuçiç provon ndërhyrjen mes shqiptarëve në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 20:51 | Ballkani

Aleksandër Vuçiç vazhdon me përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës. Presidenti serb tenton të ndikojë formimin e një koalicioni të opozitës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kushdo që do të formojë qeveri me Kurtin do të ishte i vdekur politikisht pas kësaj”, pretendon Vuçiç, pavarësisht se thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare.

“Përkundër kërcënimeve, presionit dhe sulmeve të tmerrshme, jo vetëm nga Kurti por edhe nga vendet e Quint-it, Lista Serbe mbijetoi dhe, përkundër të gjitha dobësive dhe gabimeve të saj, arriti të fitojë besimin më të madh të serbëve. Unë besoj se kjo është një fitore e rëndësishme për Serbinë, për partinë dhe mbrojtjen e serbëve”, thekson mes tjerash Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos