Ngrihet grupi i punës nga Brukseli, Mali i Zi me një këmbë në BE

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 17:53 | Ballkani

Ngrihet grupi i punës nga Brukseli, Mali i Zi me një këmbë

Mali i Zi është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pas një vendimi të rëndësishëm të marrë në Bruksel që i hap rrugë një faze të re në procesin e zgjerimit.

Institucionet europiane kanë miratuar ngritjen e një grupi pune të posaçëm, i cili do të merret me hartimin e traktatit të anëtarësimit të këtij vendi në union.

Ky zhvillim konsiderohet si një nga hapat më konkretë drejt integrimit të plotë të Malit të Zi, duke sinjalizuar një angazhim të ri të BE-së për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, pas një periudhe të gjatë ngadalësimi.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, përmes një reagimi në rrjetin social X, e cilësoi vendimin si një hap të madh drejt anëtarësimit.

Urime Malit të Zi. Sot hodhëm një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2014, BE-ja nis zyrtarisht procesin për zgjerimin e radhës”, shkruan Costa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos