Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e tërë e mbushur me armë, eksploziv, drogë dhe para

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 18:03 | Ballkani

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së Kretës.

Sipas mediave greke, fotografia tregon shumë armë, kryesisht pushkë gjuetie dhe luftarake, si dhe pistoleta, municione, pjesë dhe këllëfe armësh, kuti me fishekë të kalibrave të ndryshëm, kartëmonedha euro, telefona celularë, si dhe pako që përmbanin drogë.

Numri i të arrestuarve në këtë operacion është 49 persona, shkruan A2 CNN.

Sipas vlerësimeve të Policisë Helenike, xhiroja e organizatës ishte afër 3 milionë euro. Në dosjen e çështjes thuhet se të ardhurat vinin nga trafiku i drogës, i cili vlerësohet në afërsisht 1.1 milionë euro. Nga pjesa tjetër e aktivitetit të tyre, të ardhurat arritën në 1.5 milionë euro.

Secili anëtar mori pjesën e tij, por, si në të gjitha rastet, edhe këtu pjesa më e madhe e parave përfundoi te dy vëllezërit biznesmenë që konsiderohen si krerët e mafias në Kretë.

Sot, Policia greke bëri një arrestim të ri për këtë rast, duke e çuar numrin total të arrestimeve në 49 persona, shkruan A2 CNN.

Sipas zëdhënëses së shtypit të Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, hetimi filloi me një rast trafiku droge. Megjithatë, autoritetet arritën të zbulonin një rrjet me shumë tentakula që trafikonte madje edhe armë kallashnikovi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos