Përfshihet nga flakët azili i të moshuarve në Bosnje-Hercegovinë, viktima e të plagosur

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 08:35 | Ballkani

Përfshihet nga flakët azili i të moshuarve në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv përfshiu një azil të moshuarish. Mediat vendase raportojnë se të paktën 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 me orën lokale, në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën.

Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhomat plot me tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua edhe pse me simptoma të rënda për shkak të tymit.

Përfshihet nga flakët azili i të moshuarve në

Stafi i qendrës raportohen se ka tentuar të ndihmojë banorët para mbërritjes së zjarrfikësve, por nxehtësia dhe tymi i dendur e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen.

Zyra e Prokurorit të Tuzlës ka hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar origjinën e zjarrit. Një qark i shkurtër elektrik ose një defekt teknik janë ndër pistat kryesore që po merren në shqyrtim, megjithëse asnjë shkak nuk është konfirmuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos