Fieri zgjedh kryetarin e ri të PD-së, pesë kandidatë në garë

Nga Çaku Tafa
7 Nëntor 2026, 09:07 | Politikë

Fieri zgjedh kryetarin e ri të PD-së, pesë kandidatë në

Demokratët e Fierit do t’u drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë për drejtimin e degës janë zyrtarizuar pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.

Të drejtën e votës për zgjedhjen e kryetarit të ri e kanë 3 800 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier. Pas rishikimit të listave, numri i anëtarësisë është reduktuar ndjeshëm, nga rreth 8 000 anëtarë që rezultonin më parë.

Ndryshe nga degët e tjera të PD-së në vend, zgjedhjet në Fier nuk u zhvilluan në afatin e parashikuar nga statuti i partisë. Gjatë kësaj periudhe u ngrit një grup pune prej 43 anëtarësh, me qëllim riorganizimin e degës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, e cila u shoqërua me një valë dorëheqjesh në strukturat lokale.

Në këtë periudhë, në krye të degës si kryetar i komanduar u vendos Ardian Ferro.

Procesi zgjedhor i 7 nëntorit ka sjellë edhe përplasje mes demokratëve në Fier.

Vetëm pak ditë më parë, ish-kryetari i degës, Rrapi Gjika, reagoi publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzoi drejtuesit e partisë për manipulim dhe përjashtim të anëtarësisë nga procesi. Sipas tij, zgjedhjet u shtynë për të përcaktuar kryetarin që duan Noka dhe Bardhi, ndërsa listat janë manipuluar dhe fituesi është paracaktuar.

Pavarësisht kontestimeve dhe përplasjeve brenda strukturave, demokratët e Fierit do të përcaktojnë me votën e tyre drejtuesin e ri të degës.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos