“Po zbërthejmë gabimet në dialog” Kallas nga Mali i Zi: Pa normalizim s’ka integrim në BE

Nga Rosalba Bejdo
7 Prill 2025, 12:58 | Ballkani

Bashkimi Evropian është duke zbërthyer gabimet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që rigjallërojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Këtë e tha shefja për politikën e jashtme të bllokut Kaja Kallas gjatë vizitës në Podgoricë të Malit të Zi. 

E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Millojko Spajic, Kallash u shpreh: “Ky është një proces në vazhdim e sipër. Ne kemi një përfaqësues të ri të posaçëm për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ne po bisedojmë bashkë me të, për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga palët nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së. Pra ajo që do të bëjmë gjatë këtij muaji është të ulemi me përfaqësuesin e posaçëm Sorensen për të shqyrtuar se cilat janë gabimet lidhur me procesin, në mënyrë që ta rigjallërojmë atë”.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon se ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar mirë deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. Në një intervistë dhënë me herët për Radion Evropa e Lirë, shefja e diplomacisë së bllokut sugjeroi se BE mund të merrte në konsiderate edhe ndonjë instrument tjetër alternativ ndaj dialogut për të mundësuar normalizimin.

Gjatë konferencës, Kallas përshëndeti angazhimin malazez ndaj reformave duke e cilësuar atë si mbresëlënës. Ajo u shpreh optimiste për mbylljen e kapitujve të negociatave me BE, dhe tha se marrëdhëniet e mira me fqinjët do të ndihmojnë në këtë aspekt.

Mali iI zi është ndalesa e parë e Kallas në Ballkan. Të martën ajo do të qëndrojë në Tiranë, për të vijuar më pas me Bosnje dhe Hercegovinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos