Sanksionet amerikane gjunjëzojnë Serbinë, Vuçiç i dorëzuar

Nga Xhevahir Qardaku
25 Nëntor 2025, 18:04 | Ballkani

Sanksionet amerikane gjunjëzojnë Serbinë, Vuçiç i

Puna në rafinerinë e naftës NIS në Serbi, në pronësi ruse, thuajse është ndalur për shkak të mungesës së furnizimeve me naftë bruto.

Këtë e raporton media NOVA me qendër në Beograd, duke shtuar se sanksionet amerikane mbi këtë industri mund të kërcënojnë furnizimet me karburant në të gjithë vendin ballkanik.

Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti një konferencë urgjente për shtyp, duke pranuar se situata është tepër serioze, shkruan A2.

“Kemi vetëm 4 ditë kohë përpara mbylljes së rafinerisë së naftës”, theksoi ai. Vuçiç nënvizoi se “Banka Kombëtare serbe ka marrë një paralajmërim se mund të bëhet subjekt i sanksioneve, gjë që vë në rrezik bankat tregtare dhe bankën qendrore të Serbisë”.

“Kjo do të thotë se mund të ketë ndërprerje të funksionimit të transaksioneve të pagesave, lëshimit të kredive dhe të ngjashme. Mora një siguri verbale nga amerikanët se deri të hënën, kur do të lëshoheshin licencat e operimit, nuk do të kishte sanksione të tilla”, tha Vuçiç.

Mes të tjerash, Presidenti serb pohoi se deri më tani kishte bërë gjithçka që rusët i kishin kërkuar, gjë e cila e kishte sjellë atë në këtë situatë të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos