Serwer: Politika e Biden në Ballkan ishte dështim, Trump s’duhet të përsëris gabimin me korrigjim të kufijve

Nga Tomorr Avdia
7 Dhjetor 2024, 09:12 | Ballkani

Serwer: Politika e Biden në Ballkan ishte dështim, Trump s’duhet

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Sewer, ka bërë një analizë lidhur me qasjen amerikane karshi rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Serwer, politika e administratës Biden karshi rajonit ka qenë e dështuar. Sipas Serwer, Administrata e re e Trump s’duhet të përsëris gabimin që kishte bërë në mandatin e parë kur kishte drejtuar, kishte përkrahur ndarjen e Kosovës.

“Ajo gjithashtu duhet të njohë dështimet e administratës së Bidenit. Kjo nuk duhet të jetë e vështirë. Ato janë të qarta: shumë mbështetje për Beogradin dhe Tiranën, shumë pak vëmendje ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Dhe shumë pak mbështetje për sovranitetin e Bosnjës dhe Kosovës”, ka thënë Serwer.

Profesori amerikan thotë se një gjë e tillë s’do të jetë e lehtë të ndodh, duke qenë se Serbia gjatë katër viteve të fundit ka “dashuruar me zell ish-presidentin Trump” dhe familjen dhe përkrahësit e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos