Shpërthim në qendër të Athinës, shembet godina

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 10:57 | Ballkani

Shpërthim në qendër të Athinës, shembet godina

Një ndërtesë dykatëshe u shemb pjesërisht në qendër të Athinës të premten, pas një shpërthimi, njoftoi shërbimi zjarrfikës grek. Mediat lokale raportuan se një person, kalimtar, pësoi dëmtime të lehta, përcjell A2 CNN.

Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në ndërtesën në Plaka, një zonë turistike në zemër të Athinës, pranë Akropolit dhe Tempullit të Zeusit. Sipas mediave lokale, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua në të gjithë qendrën e qytetit.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale duken pllaka betoni të ndërtesës të varura në ajër, ndërsa disa makina të parkuara në një rrugë të ngushtë poshtë saj u dëmtuan nga rrënojat.

Policia njoftoi se kishte shpëtuar dy gra, të cilat kishin mbetur të bllokuara në një ndërtesë ngjitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos