Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht politik për zhvillimin ekonomik. Sot fjalimi në OKB

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 10:58 | Politikë

Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është

“Paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave. Sipas kreut të qeverisë shqiptarë progresi duhet të matet edhe përmes mundësive që shoqëria u krijon brezave të ardhshëm. Kryeministri nënvizoi nevojën që Europa të mësojë dhe të përfitojë nga përvojat dhe njohuritë që ekzistojnë përtej kufijve të saj.

“Dua të them se është një nder i vërtetë dhe një privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh, dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë e t’i diskutojmë së bashku me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Evropa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet këtë të premte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, me një fjalim të parashikuar në orën 17:00.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh, mes tyre edhe me komunitetin shqiptar.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos